GJIKNURI DHE TAHIRI : LUFTË PA KOMPROMIS NDAJ KËTIJ FENOMENI. Një grup i posaçëm operacional do të ngrihet për të arrestuar bashkëpunëtorët e vjedhjes së energjisë brenda Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kjo njësi speciale do të jetë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë dhe do të ketë synim eleminimin e abuzimeve brenda Shpërndarjes.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ndalur tek aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë, duke u shprehur se të nuk ka të paprekshëm para ligjit, dhe të gjithë duhet të përgjigjen njësoj. Duke u shprehur se Shqipëria informale duhet ta marrë fund, ministri Tahiri tha se ndërtimet pa leje, vjedhja e energjisë, dhe betonizimi, rrezikojnë të ardhmen e të gjithë qytetarëve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hXD4B56e9nk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]