VIJOJNE AKSIONET E OSHEE NË TË GJITHË QARKUN, MUND TË KETË SËRISH ARRESTIME.Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” edhe për 4 të arrestuarit në ditën e dytë të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në qarkun e Shkodrës.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së parë e rrethit gjyqësor Shkodë rpër shtetasit Anton Gjelosh Gjokaj, vjeç 22, Mark Ftoni, vjeç 20 dhe Bërhan Susa, vjeç 59 të tre banues në Shkodër kanë marrë masën e sigurisë “burg pa afat”. E njëjta masë sigurie u dha edhe për shtetasin Fran Veinca, vjeç 50, banues në fshatin Rranxa të Komunës Bushat. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në zbatim të plan-veprimit kombëtar ‘’për ndërprerjen e energjisë elektrike’’ në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike prane banesave  të tyre.  Ndërkohë që një ditë më parë gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë ‘’burg pa afat’’  për 8 persona të tjerë për shkak se në banesat e tyre është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve të aksioneve të OSHEE vazhdojnë të jenë të shpallur në kërkim 7 shtetas, Taulant Kuçi, vjeç 40, Rinard Tata, vjeç 47, Qemal Susa, vjeç 52, Fatos Mehmeti, vjeç 31, Ilir Jashari, vjeç 41, Pal Boshi vjeç 49 dhe Mark Kiri vjeç 55, të gjitha këta banues në Shkodër për shkak se në banesat dhe bizneset e tyre është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Po ashtu 7 shtetas po ndiqen në gjëndje të lirë. Xhemalie S, vjeç 73, Kol L, vjeç 38, Tale M, vjeç 71, Natasha M, vjeç 58, Hajdar B, vjeç 78, Gëzim N, vjeç 45 dhe administratori i Vllaznisë Neritan Kalamishi, vjeç 46.  Nga sa mësohet Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike vijon aksionet në të gjithë Qarkun e Shkodrës duke punuar me nga dy turne ne ditë, edhe gjatë orëve të natës e po ashtu edhe në fundjavë të shtunave dhe të dielave, me qëllimin për të përmbushur kërkesën e kryeministrit Edi Rama. Në ditët në vijim mund të ketë  të tjera persona të arrestuar. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Ynx67VuYoa8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]