RRETH 200 MIJE QYTETARË PROTESTË NË SHESHIN SKËNDËRBEJ. Nën thirrjet dhe pankartat “Duam punë dhe dinjitet” mijëra simpatizantë dhe militantë demokratë, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha, janë bërë pjesë e protestës së kësaj force politike përpara kryeministrisë kundër kushteve ekonomike dhe sociale të qeverisë aktuale.

Në protestën e katërt të opozitës në një vit qeverisës PS-LSI, simpatizantë, të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit me fugonë dhe autobusë, u mblodhën sot në sheshin Skënderbej, ku marshuan deri përballë Kryeministrisë.  Simpatizantëve iu bashkuan edhe punonjës të bashkisë, me në krye Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Florenc Hoxha.Në fjalën e tij, Kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë shqiptare dhe konkretisht dyshen Rama-Meta, për gjendjen e rëndë ekonomike, që sipas tij po e çojnë gjithnjë e më tepër në kolaps shoqërinë shqiptare. Sipas Bashës, qeveria ka shkelur të gjitha premtimet e bëra me të cilat erdhi në pushtet dhe se nuk e dëgjon më zërin e qytetarit, por vetëm interesin personal të pushtetarëve.

Për mbarëvajtjen e saj rreth 3000 efektivë policie, mes të cilëve 4 repartë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishin vënë në gadishmëri. Po ashtu edhe një njësi speciale e Gardës së Republikës ishte e vendosur mbi tarracat e ndërtesave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. 

Artikulli paraprakRAMA, “HAP” DYERT E BUNKERIT ANTIBËRTHAMOR
Artikulli tjetërSHKODRA, MBËSHTET PROTESTËTN E PD