Bizneset e zones ne Plazhin e Tales u penalizuan si shkak i mungeses se enegjise prej me shume se 5 oresh. Keta te fundit mbyllen aktivitetin e tyre deri ne rikthimin e energjise, duke mos iu sherbyer pushuesve ne plazh.

Pronaret e bizneseve shprehen per Star Plus te revoltuar pasi te gjitha produktet i kane hedhur, ndersa thone se eshte e pafalshme te ndodhe kjo ne kulmin e sezonit turistik.

Njeri nga biznesmenet thote se ne rrjetin elektrik kemi investuar vete ndersa OSHEE, pa dhene asnje arsye nderpret energjine.

Sipas tyre taksat jane teper te larta dhe nuk mundet ti perballojne dot vetem me nje muaj pune ne kete sezon, ndaj fitimi per ta eshte zero.

Pronaret e ketyre bizneseve thone se kete vit verehet edhe nje numer i ulet i pushuesve cka per ta eshte nje mangesi e larte, per te ardhurat

Per mungesen e gjate te energjise elekrite ne kete zone ka reaguar edhe deputeti i PS Pjerin Ndreu i cili tha se te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne.

“Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates”-shkrua deputeti.

Ai ka kerkuar nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi.