OSHEE KA DALË FITUESE NË SHKALLËN E PARË, PËRBALLË  BASHKISË FUSHË ARRËZ.Gjykata e rrethit të Pukes ka hedhur poshte pretendimet e bashkise se Fushe Arrezit per mbifaturim ndaj disa kontrave te bashkisë, per te cilat kjo e fundit kishte paditur ne Gjykate Operatorin e Shperndarjes se Energjise Elektrike. 

Behet e ditur se pas argumentimit ne Gjykate te Juristve te OSHEE togat e zeza te Pukes kane vendosur njohjen si te ligjshme te faturave te konsumit te energjise elektrike per bashkin e Fushe Arrezit. Por duket se pasi ka humbur gjyqin ne Gjykaten e Rrethit te Pukes bashkia nuk do te ndaloj ketu. Behet e ditur se ceshtja do te vijoj edhe ne Gjykaten e Apelit. Drejtuesit e bashkise se Fushe Arrezit jane te bindur se faturimi eshte abuziv dhe per kete sjell dhe shembullin e shkolles se Micoit ku energjia eshte faturuar pa matje, nderkoh qe Shkolla eshte e mbyllur prej vitesh. Konflikti mes bashkise se Fushe Arrezit dhe OSHEE filloj kur kjo e fundit I nderpreu furnizimin me energji bashkise se qytetit ish industrial teksa bashkia pretendonte se eshte faturuar abuzivisht. Si pasoje e ketyre konflikteve me I demtuari duket se eshte elektricisti I bashkise I cili u padit nga OSHEE per rilidhje te energjise, duke mbetet dhe sot I vetmi I ndeshkuar me burg nga keto operacione ne rrethin e Pukes. 

 

 

 

Artikulli paraprakPËRKUJTOHEN ANTON XANONI DHE JUSTIN RROTA
Artikulli tjetërVARFËRIA, SHKAK PËR KEQUSHQYERJENKAK PËR KEQUSHQYERJEN