SHTETI SHQIPTAR KA EVIDENTUAR TË GJITHË PUNONJËSIT NË ADMINISTRATË.Shkarkohen 131 punonjës të policisë së burgjeve pasi rezultojnë se janë debitorë ndaj OSHEE-së.Në një hark kohor prej 13 vitesh këta punonjës rezultojnë debitorë në një shumë prej 23 milionë lekësh, informon zyra e shtypit e ministrisë së Drejtësisë.

Këta 131 punonjës janë pjesë e 650 punonjës të policisë së burgjeve të cilët rezultojnë të mos kenë paguar rregullisht energjinë elektrike.” Pas verifikimit të kryer në të gjithë personelin e burgjeve në Shqipëri në raport me pagesën e energjisë elektrike, është vënë re se rreth 650 punonjës të policisë së burgjeve nuk kane paguar rregullisht energjinë elektrike, duke shkelur në këtë mënyrë Kodin Penal. 

Për të mos rrezikuar në asnjë moment sigurinë në burgjet shqiptare, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar lirimin nga detyra të fillimisht 131 punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët rezultonin të ishin debitorët me të mëdhenj me vlera të papaguara të energjisë deri në 23 milione lekë, në një periudh mospagimi deri në 13 vjet. Ky verifikim është duke u kryer në çdo institucion shtetëror, pas një urdhëri të dalë nga Kryeministri që kërkon zbatimin e ligjit me korrektësi për të gjithë nëpunësit e shtetit.” thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.