Shqipëria këtë mëngjes është zgjuar nën stuhinë e një ere të fortë.

Një kamion në rrugën Lezhë-Laç, pranë Milotit, është përmbysur në rrugë si pasojë e erës së fortë.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por raportohet se fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.

Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës.

Reshjet kanë filluar mëngjesin e sotëm dhe intensiteti i tyre është mjaft i madh..

Në Llogara kanë rënë reshje të lehta dëbore por që nuk kanë asnjë problem në qarkullim. Rreshje të lehta dëbore kanë rënë edhe në Durrës.

Artikulli paraprakLAJMI MIRË PËR ATA QË KËRKOJNË TË PUNOJNË JASHTË SHTETIT/ JA CILAT VENDE KËRKOJNË PUNËTORË
Artikulli tjetërBORA MBËRRIN EDHE NË BREGDET, ZBARDHET QYTETI I DURRËSIT (FOTO)