Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar 2 viktima.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Buzhalë të Pukës, ku dy të rinj, Taulant Pjetri dhe Kristaq Maka, i ka marrë era dhe i ka hedhur në greminë.
Si pasojë e lartësisë së madhe, ata kanë humbur jetën.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen ndërsa mësohet se të rinjtë ishin shokë me njëri-tjetrin ndërsa ishin në mal me bagëtitë e tyre.

Në njoftimin e saj zyrtar policia njofton se “Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit Taulant Pjetri. 20 vjeç dhe Kristaq Maka 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë.

Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në mal”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit si dhe specialistë të ndërhyrjeve në raste të vështira të cilët kanë arritur pas 20 orësh që të nxirren trupat e pajetë nga gremina të dy të rinjve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, ERA E FORTË “SHKUL” ÇATITË E SHTËPIVE
Artikulli tjetërDIASPORA DO TË NDIHMOJË SHKODRËN