Kometa “46P/Wirtanen” sapo ka tejkaluar kufirin e dukshmërisë me sy të lirë, por nga Shqipëria është ende e ulët në horizont. Kometa “46P/Wirtanen” po i afrohet Tokës dhe çdo ditë që kalon, shkëlqimi i saj shtohet.

Është përcaktuar si kometa më spektakolare e viteve të fundit. Ata që jetojnë në zona të errëta tashmë e shohin me sy të lirë, por së shpejti do të bëhet e dukshme për të gjithë: për ta parë atë, thjesht largohuni nga dritat e qytetit.

Kometa “46P/Wirtanen” sapo ka tejkaluar kufirin e dukshmërisë me sy të lirë, por nga Shqipëria është ende e ulët në horizont. Me kalimin e ditëve ajo gjithmonë do të jetë më e lartë në qiell dhe do të bjerë në sy gjithnjë e më shumë.

Kometa e Krishtlindjeve është relativisht e vogël. Ka një diametër rreth 1.2 kilometra por do t’i afrohet shumë planetit tonë. 16 dhjetori do ta gjejë atë vetëm 11.5 milionë kilometra distancë, shumë pak në terma astronomike.

Sipas vlerësimeve, ajo do të mbetet e dukshme me sy të lirë deri në fillim të janarit, duke pasuruar qiellin e Krishtlindjeve dhe ndoshta edhe Epifaninë.

Pra, 46P / Wirtanen nuk do të na tregojë bishtin: ajo do të shfaqet si një lloj mjegullnaje. Nuk ndodh shpesh që një kometë është kaq e dukshme: në vitin 2012 ne kishim shpresuar për Isonin, i cili megjithatë u shpërbë duke kaluar pranë Diellit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE