Rreziku i erozionit për tokat në fshatin Oblikë është rritur me përmasa alarmante prej disa vitesh si pasojë e mungesë së investimeve hidroteknike në shtratin e përroit i cili është shfrytëzuar edhe për nxjerrjen e inerteve.

Rreziqet e evidentuara është rrëshqitja e dherave dhe gërryrja e tokave kjo edhe nga prezenca e lartë e ujrave nëntokësore dhe sipërfaqësore që përfundojnë në këtë përrua I cili njihet si përroi I Oblikës

Argjinatura në fshatin Oblikë është ka pësuar carje dhe është dëmtuar në disa vende, si pasojë e vërshimit të përroit, që kalon aty i cili në kohë reshjesh, është i papërmbajtshëm.

Cështë e vërteta në njësinë administrative Ana e Malit ende nuk është bërë asnjë investim serioz në lidhje me masat antipërmbytje në argjinatura , përvecse një prite të vogël e cila shërben për mbrojtjen nga erozioni.

Shtrati i përroit të Oblikës i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe bashkë me to dhe argjinatura dhe carja e plotë e saj, do të sillte pasoja të paparashikueshme.

Në këtë vend nevojitet një financim konkret dhe projekt serioz.