Gjendja nuk ka ndryshuar me atë të një viti më parë kur banorët e shprehen si problem , se pas gërryerjes së tokave uji i Drinit po i kërcënonte banesat .

Por situata çfarë është përkeqësuar më tepër ku rrjedha e fuqishme e Drinit në kohën e prurjeve bëhet shumë e frikshme

Largësia që kanë ujërat e Drinit nuk është më shumë se 20 metra dhe nëse nuk ndërhyhet në kohë, do të jetë e pamundur të ndalen dëmet pasi të rrezikuara janë rreth 40 banesa

Banoret ne lagjen Bahçallek janë takuar për erozionin.Ata kërkojnë nga strukturat shtetërore qe te nderhyhet sa me pare dhe te merren masat e duhura për te parandaluar efektet negative qe po sjell erozioni vitet e fundit.

Bashkia e Shkodrës e ka evidentuar këtë problem dhe thotë se është përgjegjësi e Drejtorisë rajonale të Bordit të Kullimit të bëjë një investim konkret.

 

Artikulli paraprakMAITRE: ZVICRA DO TË MBËSHTESË BASHKINË VAU-DEJËS
Artikulli tjetërBORA NË NEW YORK SHKAKTON VIKTIMA