Deti po agravon në mënyrë frikshme si shkak i erozionit, dhe po merr gjithmonë e më shumë sipërfaqe të brezit ranor ne plazhin e Kunes në Lezhë. Banorët e zonës tregojnë jashte kameras se, vitet e fundit deti ka përparuar me rreth 70 metra, cka sipas tyre nukshte para kohe me pare. Per Gjovalin Maklaj,

Specialist i Turizmit ne njesine administrative Shengjin jane dy shkaqet si me kryesore, prurjet e lumit Drin te cilat duhet te jene me te shumta si dhe ndryshimet klimaterike.

Maklaj tha se me shkaterrimin e zones nga erozioni i frikshem nuk mund te behet me plazh nga pushuesit.

Ndërtimi sa më parë i skalierave do të ishte zgjidhja e duhur, ndaj autoritetet përkatëse duhet të marrin masa sa më parë, në mënyrë që bregdeti i Shëngjinit të mos humbasë.Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra dhe, nëse nuk ndërhyhet me ndërtimin e skalierave, bregdeti i Shëngjinit nuk do të ekzistojë më pas disa viteve.

Artikulli paraprakRAMA: MARSHIMI I OPOZITËS ABSURD DHE I DHUNSHËM, PO PRISHIN IMAZHIN E VENDIT
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA KU “KALOHET ME VARKË”