Studentët e universitetit të Shkodrës në ditën e dytë të protestës për disa kërkesa të tyre kanë qenë më të shumtë në numër se një ditë më parë.

Ata u mblodhën tek sheshi 2 prilli në Shkodër ashtu si 28 vite më parë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Studentët lëshuan edhe disa thirrje.

Gjatë protestës studentët kënduan himnin kombëtar.

Studentët për të dhënë një tjetër mesazh u ulën këmbëkryq kur po protestonin.

Pas më shumë se dy orësh studentët të gjithë bashkë marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke i kërkuar të rinjve dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen kësaj proteste.

Artikulli paraprakPROTESTA E STUDENTËVE, BASHKOHEN PEDAGOG DHE PRINDËR
Artikulli tjetër“28 NËNTORI” MBYLL AKTIVITETIN KUNDËR BULLIZMIT