Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit.

Lajmin e mirë e ka dhënë sot deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Amanetit të atdhetarit të shquar për kthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, por që nuk ishte përmbushur deri tani, po i vjen fundi.

Nismëtari për sjelljen e tyre u bë Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.
Ja postimi i deputetit të PD-së në rrjetet sociale:“Sot, unë ndjej emocion dhe përunjësi të thellë në prag të udhëtimit për në ShBA për të tërhequr eshtrat e Mid’hat Frashërit.

Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit. Një nga atdhetarët e mëdhenj, që shpëtuan gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar, po kthehet më në fund në atdhe. Ky ishte amaneti i tij, i cili i papërmbushur ishte turpi i gjithë shoqërisë.

Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen përjetësisht Mid’hadit, pinjollit të denjë të familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Në respekt të amanetit të tij, dy vite më parë themeluam me të palodhurin Uran Butka, Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Një ndër nismat e para të Institutit, ishte kërkesa për tërheqjen e eshtrave mendimtarit shqiptar, duke i risjellë në vëmendje shqiptarëve se Shqipëria nuk duhet të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por atdheu nga i cili ata nuk duhen të largohen kurrë.

Nën kujdesin e Uran Butkës, kemi filluar botimin e veprës së plotë të Mid’hadit, mendimet e së cilit janë mishërimi i shqiptarizmës dhe frymës perëndimore, me të cilën baballarët e Kombit mëvetësuan Shqipërinë dhe e futën atë në rrugën e përparimit”.

Artikulli paraprakPASURIA E MARK FRROKUT, APELI I KTHEN KATËR PRONA TË SEKUESTRUARA
Artikulli tjetërAKSIDENTI,50 VJEÇARJA PLAGOSET RENDE