Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrugës së shkollës, ku një automjet ka aksidentuar nxënëse dhe një mësuese.Ato ishin duke kaluar rrugën dhe janë përplasur nga një makinë tip benz foristradë me targa shkodre.

Të plagosura kanë mbetur mësuesja e psikologjisë, Elidona Gega, 23 vjeçe, dhe nxënësja 16-vjeçare me iniciale B.Ç. Si pasojë e përplasjes dy të aksidentuarat kanë pësuar disa fraktura në trup,

ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Sipas dëshmitarëve ne në vendngjarje makina nuk po ecte me shpejtësi dhe se ishin mësuesja dhe vajza ato që i prenë rrugën makinës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku pasi shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit për t’i marrë dëshminë, ka nisur punën për të mësuar rrethanat që kanë shkaktuar aksidentin.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga ana e mjetit ML, dhe një mjeti tjetër që është larguar nga vendngjarja.

PUBLICITET