Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme ne rrugen Krume-Kukes.
Një kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, ka rënë nga shtrati i makinës që po e transportonte dhe për pasojë ka goditur një mjet tip ‘Mitsubish’ që kalonte në rrugë.Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mitsubishi’, Hysen Nega, i moshës 50 vjeç.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Krumës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Gjakovës, aty ku ka ndërruar edhe jetë.Shtetasi E. H, që rezulton të jetë edhe drejtuesi i mjetit tip kamion ku ndodhej eskavatori, është shoqëruar në polici.
Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Kukësit /Informacion paraprak.
Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip ‘Mitsubish’ me drejtues shtetasin H.N.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit ‘Mitsubush’ shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.
Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Artikulli paraprakKAPET GJYSMË TON KOKAINË NË KONTENIERËT ME BANANE, ISHTE NISUR NGA EKUADORI
Artikulli tjetërDY ZJARRE BRENDA 24 OREVE NE GOLEM TE KAVAJES