Mungesa e energjisë elektrike në fshatin Bleran, pjesë e njësisë administrative Rrethina ka detyruar banorët që ta blejnë vetë transformatorin dhe ta mirëmbajnë atë duke qënë se shpesheherë moti i

keq krijon probleme në rrjetin elektrik saqë banorët janë të detyruar që të ndërhyjnë për të rikthyer energjinë.

Banorët kërcënojnë se do të braktisin zgjedhjet vendore në rast se situata vijon të jetë e njëjtë.

Banorët e fshatit Bleran përballen edhe me probleme të mëdha sociale. Kjo zonë është ndër më të harruarat në qarkun e Shkodrës për shkak të mungesës së investimeve përgjatë këtyre tre dekadave.

Artikulli paraprakBIBLIOTEKA UNIVERSITARE, 90% E LIBRAVE FUTEN NË INVENTAR
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA E 9-të E PROTESTËS TË STUDENTËVE