Etrit Berisha ishte titullar në dy ndeshjet e kombëtares kundër Skocisë dhe Uellsit. Në miqësoren e fituar 1:0 kundër Uellsit të Rayan Gigs në “Elbasan Arena”, Berisha mbajti të paprekur portën.

Pas ndeshjes ai u shpreh se reagimi i ekipit, pas asaj humbje kundër Skocisë, është tregues i mirë për vazhdimësinë. Ai u shpreh i bindur se në të ardhmen Shqipëria do të jetë një ekip më i fortë.

Kemi ende gjëra për t’i përmirësuar, por kjo pak a shumë ishte e rëndësishme për moralin e djemve. Në të ardhmen do të ketë një Shqipëri edhe më të fuqishme.

Dje reagoi më ndryshe i gjithë ekipi. Nuk u jemi futur aventurave si më herët, ishte kompakt si ekip, punuam si grup dhe kjo rezultoi efikase edhe në fazën mbrojtëse.

Artikulli paraprakBASHA PËRJASHTON 15 ANËTARË NGA KRYESIA, ENDIRA BUSHATI: U HOQËM SI ARMIQ
Artikulli tjetërVETTINGU/ SOT SEANCA DËGJIMORE E GJYQTARIT ENTON DHIMITRI