Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp që u zhvillua para ndeshjes me Francën, ka deklaruar se djemtë e drejtuar prej tij kanë punuar shumë që nesër të limitojnë vendasit në lojën e tyre.

“Do të mundohemi të mbyllim hapësirat dhe të bëjmë atë që bëjmë prej kohësh. Franca luan përballë publikut dhe ne do të mundohemi ta limitojmë në maksimum dhe të godasim me kundërsulm“, është shprehur De Biasi. De Biasi komentoi edhe ndeshjen ndaj Zvicrës, ku, sipas tij, “bëmë një ndeshje të mirë ndaj dhe humbëm 3 mundësi të mira për gol“. “I bëmë ballë një skuadre shumë të mirë që vuajti për fitoren. Të zhgënjyer nga rezultati, jo nga performanca“, u shpreh më tej De Biasi. Në këtë konferencë trajneri italian ishte i shoqëruar edhe nga Ansi Agolli, i cili në ndeshjen ndaj Francës do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. “E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten”, tha mbrojtësi i majtë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDUKA: DE BIASI LARGOHET NGA KOMBËTARJA NËSE MERR NJË OFERTË MË TË MIRË
Artikulli tjetër“EURO 2016”, JA FORMACIONET ZYRTARE TË SFIDËS PORTUGALI-ISLANDË