BENTO: JEMI TË DETYRUAR TË FITOJMË. Shqipëria do të nisë zyrtarisht eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë më 2016. Përballja e parë për kombëtaren kuqezi do të jetë me Portugalinë në transfertë.

Sfida do të zhvillohet diten e sotme në orën 20:45 në Averio dhe pritet që të jetë mjaft interesante për faktin se mungesa e disa elementëve kryesor në ekipin kundërshtar e bën ndeshjen më të barabartë. Kështu mungesa kryesore e ekipit portugez është sulmuesi dhe kapiteni Ronaldo, i cili nuk është gati për shkak të një dëmtimi në gju duke e mbajtur jashtë fushës për disa ndeshje.

Megjithatë trajneri i ekipit të Portugalisë, Paulo Bento para ndeshjes u shpreh optimist për fitoren. “Presim një ndeshje të vështirë përballë. Shqipëria është një ekip që ka evoluar në vitet e fundit dhe ka përmirësuar organizimin, por kjo nuk do të ndryshojë strategjinë dhe ambiciet tona që kalojnë përmes fitores, dhe duhet ta kapim lojën që nga minutat e para pasi e dimë se cilat janë objektivat tanë për këtë ndeshje dhe për këtë fazë kualifikuese, tha ai.

Në krahun tjetër edhe Shqipëria paraqitet në këtë sfidë me shumë mungesë. Valdet Rama, Basha, por edhe Meha janë mungesa që vështirë se do të zëvendësohen 100%. Por mungesat nuk e trembin aspak italianin që drejton kombëtaren kuqezi. “Vlerat e skuadrës portugeze janë të njohura, jo vetëm për ne por për të gjithë. Një skuadër që prodhon gjithmonë futboll. Pas zhgënjimit në Botërorin e fundit, patjetër  do të jenë më të motivuar për t’i nisur sa më mirë eliminatoret. Ronaldo është një lojtar fantastik, vlerat e të cilit janë të njohura nga të gjithë. Mungesa e tij, krijon vështirësi për kundërshtarët tanë por Portugalia mendoj, se është një skuadër e zonja për të kompesuar vlera të tilla, sado të rëndësishme të jenë.

Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe për të provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin dhe vlerësojmë nivelin e tij. Por kjo, s’do të thotë se s’kemi synimet tona. Sigurisht, nuk kemi ardhur për shëtitje. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të goditur dhe për të arritur objektivat tona” deklaroi De Biasi.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/_RyMaMQcH3s?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]