Evropa mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për temperaturat më të nxehta në ditët në vijim, me pjesë të Spanjës dhe Portugalisë që parashikohet të arrijnë mbi 47 gradë celsius, duke thyer rekordet kombëtare.

 

Por, diçka që nuk mund ta tregojë termometri po shihet kudo, nga një mal që po shkrihet në Suedi e deri tek frika për mungesë të lakrës së Brukselit të tregje. Disa prej këtyre ndodhive mund të jenë të çuditshme dhe shqetësuese, por janë padiskutim të lidhura me valën e të nxehtit që ka përfshirë kontinentin.

 

Kështu, një akullnajë në malin Kebnekaise në Suedi, nuk është më maja më e lartë në vend, pasi është shkrirë shumë gjatë korrikut. Maja shumë popullore ka humbur të paktën 4 metra lartësi nga 2 deri në 31 korrik.

 

Në Zvicër, peshqit po ziejnë dhe disa kantone kanë ndërmarrë misione shpëtimi për të penguar ngordhjen e tyre. Kur temperatura e ujit rritet mbi 27 gradë celsius, shumë specie nuk mund të mbijetojnë. Javën e kaluar, liqeni i konstancës arriti temperaturën 25 gradë celsius.

 

Ndërkohë, në tokë të thatë Zvicra po kujdeset edhe për banorët e tjerë të saj. Ushtria ka lejuar ushtarët të veshin pantallona të shkurtra dhe bluza në vend të uniformave të zakonshme. Qentë e policisë ndërkohë po pajisen me këpucë për të mbrojtur putrat e tyre nga asfalti i mbinxehur.

 

I nxehti i madh po kërcënon edhe lakrën e Brukselit, edhe pse kjo e fundit nuk pëlqehet nga të gjithë. Po ashtu edhe patatet janë në rrezik me raporte se do të jenë më të vogla dhe më me pakicë këtë vit.

 

Në gjermani ndërkohë, policia ka kthyer tytat e topave të ujit me presion, që zakonisht i përdor në protesta a rebelime, drejt pemëve anash rrugëve dhe parqeve publike për të evituar kështu ndonjë rrezik zjarri.

Artikulli paraprakMOZAIKU 700-VJEÇAR I LINIT HAPET ZYRTARISHT PËR VIZITORËT
Artikulli tjetërPENSIONET ME KEMP, JA KUSH DEL PARA MJEKËVE PËR TA PËRFITUAR