Nga nesër në shumë shtete të Europës, mësuesit dhe personeli i shkollës do të jenë vija e re e frontit të emergjencës shëndetësore shkaktuar nga Covid dhe së bashku me ta edhe miliona nxënës që vuajnë nga stigma e të quajturit asimptomatik dhe që do tju duhet t’i nënshtrohen një tjetër stresi psikologjik, pasi që mund të jenë ata vektorët e virusit për prindërit dhe gjyshërit.

Menaxhimi i frikës duket se do të jetë ‘thembra e Akilit’ në situatën e re, jo sepse infeksioni është më pak tinëzar, por sepse frika është sidomos sot, emocioni më i padobishëm.

Kujdesi për respektimin e protokollit është tani kryefjala e shteteve dhe qeverive.

Nëse duke filluar nga e hëna, çdo shpërthim i ri infeksioni në shkollë do të shkaktonte panik, rrezikon që edhe ky vit shkollor jetë i dhimbshëm.

Por përsa kohë dihet se niveli i rrezikut Covid te fëmijët ështëi papërfillshëm, do të duhet të shtypim valët e ankthit.

Komisioneria Europiane për Shëndetin, qipriotja Stella Kyriakides, tha se vendet anëtare të BE-së, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmbajtur rritjen e rasteve të Covid, por dhe  të shmangin bllokimet kombëtare.

“Pas pushimeve verore dhe me rihapjen e shkollave, është e pritshme rritja e rasteve të reja, por për shoqërinë dhe ekonomitë është jetike shmangia e bllokimeve të përgjithshme”.

Por dyert e hapura janë rimbyllur përsëri për 32 shkolla në Francë,  ku janë identifikuar më shumë se 500 raste infeksioni në mesin e nxënësve dhe stafit akademik.

Ekspertët shëndetësor po bëjnë thirrje për respektimin strikt të protokolleve të sigurisë, në mënyrë që të shmanget infektimi masiv në mesin e nxënësve, gjë e cila mund të sjellë një ndalim të dytë të procesit mësimor.