BARCELONA, JUVENTUS DHE BAYERN MYNIH FESTOJNË SUKSESIN E KËTIJ SEZONI. Kampionë të Italisë për të katërtin vit radhazi. Juventusi ngriti në qiellin e Torinos titullin e 31-të kampion të Italisë, megjithëse për tifozët titujt janë 33, duke llogaritur këtu edhe dy titujt e hequr pas Calciopolit. Çfarëdolloj fytyre që tregon Juventusi në Serinë A, ajo është fituese. Edhe pse në fushë Alegri ka zbritur një formacion eksperimental, përsëri “Zonja” nuk ndalet, duke bërë fituar ndaj Napolit.

Fitorja nuk ka pasur vlerë në kampionat, por ka vlerë për moralin e Championsit, pasi Juventus shton fitoret për t’i treguar Barçës që potenciali nuk do të shuhet kurrë. Napoli zbret në fushë me mendjen se nga dy sfidat e fundit do të marrë 6 pikë për ta mbyllur I treti, por duket se “Juventus Stadium” është stacioni i fundit i ëndrrës napolitane. Për bardhezinjtë kampionë shënojnë Perejra, Sturaro dhe Pepe, i cili nuk gabon nga pika e bardhë. Napoli përgjigjet me një gol të dëshpëruar nga Lopez në aksionin e penalltisë së humbur nga Insinje. E mbyll me barazim kampionatin Barcelona, një 2-2 që kënaq të gjithë, sepse katalanët luajtën me rezerva dhe thjesht ndihmuan Mesin të shënonte 2 gola, ndërsa miqtë kërkonin pikën e qëndrimit në La Liga. Edhe pse me rezerva, epërsia e Barçës ishte e padiskutueshme dhe në minutat 5 e 59 Mesi shënoi dy gola, që u duk se fundosën Deportivon. Por në minutat 67 e 76 erdhën dy golat e jetës për miqtë. Barcelona ka mbyllur kampionatin dhe tashmë mendon për dy finalet e radhës në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve. Ndërkohë Ksavi ka marrë përshëndetjen që meritonte nga ‘Camp Nou’ në ndeshjen e fundit në La Liga në karrierën e tij Java e 34-rt i vuri dhe “kapakun” kampionatit gjerman, i cili arriti të dhurojë emocione deri në fund. Bajerni i Mynihut arrin të shpallet disa javë para mbylljes kampion i Bundesligës, duke dhuruar një sezon plot emocione dhe gola të shumtë. Ekipi i Guardiolas dështoi në Kupën e Gjermanisë dhe në Champions, por ngushëllohet me Bundesligën. Volfsburgu dhe Gladbahu gjejnë promovimin direkt për në Champions, ndërsa Leverkusen do ta nisë nga faza play-off e Championsit. Një vend të sigurt në Europa League kanë edhe Augsburgu dhe Shalke, ndërsa Dortmundi kap Evropën në momentin e fundit, duke i dhënë një shans vetes të aktivizohet në Europa League edhe po të dështojë në finalen e Kupës së Gjermanisë.