TOPSHOT - French jihadist Djamila Boutoutaou attends her trial at the Central penal Court in Baghdad, on April 17, 2018. - French jihadist Boutoutaou, 29, was sentenced to life in prison for belonging to the Islamic State group, the latest in a series of court judgments against jihadists. (Photo by Ammar Karim / AFP) (Photo credit should read AMMAR KARIM/AFP/Getty Images)

Autoriteti policor europian paralajmëron një rritje të numrit të terroristeve xhihadiste gra në të ardhmen.

Nën shënjestrën e militantëve islamikë janë veçanërisht vajzat e moshës 16 deri 25 vjeç, të cilat përdorin mediet sociale dhe kanë mundësi të përhapin ideologjinë ekstremiste.

Grupi ISIS po kërkon të rekrutojë gra të reja për të mbajtur gjallë propagandën xhihadiste anembanë botës.

Një raport i Europolit i prezantuar nga drejtuesja e institucionit, Catherine De Bolle, tregon se gratë dhe veçanërisht të rejat e lindura pas viteve 2000 janë kthyer në objektivin e grupit terrorist.

Catherine De Bolle: “Propaganda e ISIS është e fokusuar te vajzat e moshës 16 deri 25 vjeç, një grup i pambrojtur që ka edhe akses në mediet sociale.

ISIS nuk ka ndryshuar pikëpamjen e vet fundamentaliste rreth pozicionit të grave në shoqëri, por tashmë ato nuk i sheh ato vetëm si bashkëshorte tradicionale, por edhe si ndihmëse në shërbimin shëndetësor apo në formimin ideologjik të fëmijëve.”

Komuniteti ndërkombëtar ende nuk po zgjidh çështjen nëse duhen pranuar në vendlindjet e tyre në Europë rreth 4 mijë gra dhe 8 mijë fëmijë të lindur nga bashkëjetesa me pjesëtarë të organizatës xhihadiste.

Raporti i Europolit konkludon se gratë e luftëtarëve të ISIS kanë qenë të mirinformuara për qëllimet e grupit, dhe janë të gatshme të përdorin dhunën nëse kjo do të jetë pjesë e ideologjisë që do të duan të përhapin.

Vitin e kaluar, në Bashkimin Europian gratë përbënin 15 për qind e të gjithë personave të dënuar nën akuzën e terrorizmit dhe bindjeve xhihadiste.
Kalifati i Shtetit Islamik u rrëzua në Irak dhe Siri në muajin mars, por grupi ka mbetur aktiv në rajonin e Lindjes së Mesme, Afrikë apo edhe Azi.