Nëse kërkoni t’i drejtoheni një dyqani për të blerë pak mish duhet të mendoheni dy herë. Jo vetëm për frikën e cilësisë që tashmë është gjithnjë e më shumë në dyshim por edhe për faktin se në Shqipëri çmimi i mishit rezulton të jetë më i larti në rajon dhe për çudi më shtrenjtë edhe se disa shtete të Bashkimit Europian kur në fakt duhet të jetë e kundërta.

Në 2018-ën çmimi i mishit shënoi një rritje në raport me 2017-ën çka do të thotë se një kilogram mish për xhepat e qytetarëve shqiptar është më i lartë se më parë. Studimin e ka bërë Eurostat teksa ka përllogaritur çmimin e mishit në Bashkimin Europian dhe në shtetet kandidate sipas lëvizshmërisë së fuqisë blerëse.

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas lëvizshmërisë ose Paritetit të fuqisëblerëse siç quhet ndryshe, çmimi i mishit në Shqipëri ka shënuar një rritje prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.

Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi renditet vendi më i lirë në BE dhe në rajon, ku sipas Eurostat shënoi një nivel çmimi prej 61.9, duke u ndjekur nga pas nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 62.3, Serbia 67.4 dhe Bosnja 68.6.

Çmimi i mishit shënoi një nivel më të ulët se Shqipëria dhe në disa vende Europiane. Kështu në Poloni, niveli i çmimit të mishit ishte 62.3, duke u renditur e treta, pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si më e lira sipas lëvisshmërisë të fuqisë blerëse.

Vlera të ulëta janë shënuar edhe në Rumani, Bullgari dhe Lituani, të cilat janë gjithashtu vende anëtare të Bashkimit Europian. Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me një nivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.

Në Itali niveli i çmimit të mishit është 119.5, ndërsa në Greqi 91.4. Shqipëria është një vend që e prodhon vetë mishin ndërkohë që në shumë tregje pretendohet se tregtohet bio dhe i papërpunuar, çka do të thotë se çmimi duhet të jetë më i ulët se disa shtete të BE dhe jo e kundërta.

Artikulli paraprakHAPIN ARKIVOLIN GJEJNË 300 KG DROGË BRENDA
Artikulli tjetërPD DENONCON TENDERAT QË RAMA I KA DHËNË KRYEBASHKIAKUT KAJMAKU