ME INTERES PRITET EMRI I RI DHE DETAJET E PËRMIRËSIMIT .Ferrari ka njoftuar zyrtarisht të gjithë sportdashësit dhe të apasionuarit pas “kokëkuqes”, se njëvendëshja e re për Botërorin e 2015-s do të prezantohet në faqen e internetit më 30 janar. 

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një komunikate të shkurtër. “Njëvendëshja Ferrari F1 do të zbulohet përpara syve të botës në faqen e internetit të skuderisë italiane dhe në platformat dixhitale e sociale, gjatë së premtes së 30 janarit. Deri atëherë, do të jepen përditësime të vazhdueshme, të cilat do t’u lejojnë të apasionuarve dhe punonjësve të brendshëm të ndjekin aktivitetin në Maranello. Emri i veturës së re, ora e saktë e lançimit dhe detaje të tjera të pazbuluara do të jepen gjatë këtyre përditësimeve. Njëvendëshja do të marrë pjesë edhe në seancën e parë të testimeve dimërore, në program  nga 1 deri në 4 shkurti, në pistën e Jerez de la Frontera”.Sigurisht që këtë herë pritet të jetë 4 herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, ai që do të heqë mbulesën e kuqe nga njëvendëshja që do të drejtojë në sezonin e parë të tij me “kokëkuqen”, në ndjekje të gjurmëve të idhullit të tij, Michael Schumacher.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE