Policia e Shkodrës, Prokuria dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shkodër kanë ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e AKU në Shkodër pas video skandalit të publikuar në emisionin investigative “Stop” kun ë ambjentet e nje fabruikte të prodhimit të pijeve, fallsifikohej cdo lloj produkti.

Sipas njoftimit të bluve të Shkodrës behet me dije se janë vene në pranga shtetasit Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale. Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike.

Gjithashtu u bë ekzekutimi Urdherit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve: Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan , Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër, Shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyë të kundraligjshme.

Artikulli paraprakKANABIS, TASK FORCA MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërVARFËRIA ULET KËMBËKRYQ NË SHKODËR