ANGLI

Një 19- vjeçar shqiptar me emrin Klodian Nikoci është arrestuar në qytetin e Ipswich në Angli pasi iu zbulua në apartament një fabrikë droge.

Nikoci kultivonte me mjete të specializuara kanabis brenda dhomës së apartamentit 2+1 në Ipswich.

Ai ishte identifikuar nga komshinjtë që e kishin parë nga dritarja teksa ky biznes i paligjshëm në Britaninë e Madhe kishte një vlerë prej 30 mijë paundësh.