Kërkesa e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët përmendet se bazohet tek rritja e azilkërkuesve shqiptarë dhe niveli i kriminalitetit. Por, azilkërkuesit shqiptarë nga 1015 që ishin në vitin 2015 dhe 1700 kërkesa që ishin në vitin 2016, kanë zbritur me 2-3 herë në vitin 2018, 570 total.

Por le të shohim bazën ku Holanda ka marrë nismën që është ajo e ‘rritjes serioze të krimit të organizuar të shqiptarëve në Amsterdam e Roterdam’. Po të shohim të dhënat mbi shkeljet penale nga shtetasit shqiptarë të dyshuar në Holandë nga 710 persona në vitin 2016, ato kanë zbritur në 499 në vitin 2017 dhe në 470 persona të dyshuar në vitin 2018.

Për më tepër midis 244,500 të dyshuarve në regjistrin përkatës të autoriteteve holandeze për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0.2% e rasteve, sipas të dhënave zyrtare nga institucionet holandeze.

Artikulli paraprakLEGALIZIMET/ NIS KOMPENSIMI I PRONARËVE, DOKUMENTET QË DUHEN
Artikulli tjetërMETA: KRIZA MUND TË EVITOHEJ POR PALËT DESHËN TË TREGOJNË FORCËN