DROGBA PRANË CHELSEA, EL SHAARAWY QËNDRON TEK MILANI .

 

Rikthimi i mundshëm i Didier Drogbas në Chelsea nuk është vetëm thashetheme. Një gjë të tillë e dëshiron edhe menaxheri i skuadrës nga Stmeford Bridge, Jose Mourinho. Ish trajneri i Interit dhe Real Madridit mendon se ish sulmuesi i Galatasarayt ende është sulmuesi më i mirë në Evropë. “Ne jemi duke e konsideruar atë. Ne duam që të fitojë lojëra dhe të fitojë tituj dhe Didier është një prej sulmuesve më të mirë në Evropë”, ka deklaruar Mouirnho për Daily Mail.

Ndërkohë një lajm i mirë vjen për tifozet e Milanit. Real Madrid ka shprehur interesim për Stephan El Shaaraëy. Por, sulmuesi italian nuk e ka në plan që të largohet nga Milan të paktën edhe sezonin e ardhshëm. “Unë kam lexuar në lidhje me interesin e pretenduar nga Real Madrid për El Shaaraëyn. Por, unë mund të them se Stephan do të vazhdojë në Milano Tani është koha për të folur për planin dhe plani do të jetë San Siro”, ka deklaruar menaxheri i sulmuesit

Real Madrid nuk ka të ndalur. Kampioni i Evropës pritet ta huazoj sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao, nga Monaco, raporton ABC. Ky huazim pritet t’i kushtoj klubit mbretëror 12 milion uro, por do ta ketë opsionin e blerjes në fund të sezonit për 33 milion. Sipas ABC-së, presidenti i Monakos, Vadim Vasilyev dhe numri një i Realit, Florentino Perez do të takohenr këto ditë për të mbyllur transferimin e James Rodrigezit, derisa pritet ta diskutojnë gjendjen e Radamel Falcao. Kolumbiani, ditë më para deklaroi se është i përqendruar në rikuperimin sa më të shpejt të gjurit, i cili e la jashtë fushës për më shumë se gjashtë muaj.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE