“FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE SHKOLLORE” NIS HETIMI

Policia e Shkodrës  filloi proçedimi penal Pa autor, për veprën penale të « Falsifikimit të dokumenteve shkollore » dhe « Shpërdorim detyre » të kryer në bashkëpunim , ku për shkak të ndjekjes me metoda speciale të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.

 

FINALIZOHET OPERACIONI “PERLA”

pas një pune të mirëorganizuar operative hetimore të Seksionit Kundër Narkotikeve të Drejtorisë se Policisë te Qarkut Shkodër, u finalizua me sukses  operacioni “Perla”, ku përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Jozef Visari,  vjeç 34, banues ne Shkodër.

•Kolë  Martini,   vjeç 34, banues ne Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, sepse  u kapen në flagrancë në rrugën Koman-Mjedë, në vendin e quajtur « Ura e Gomsiqes », Vau Dejes, Shkodër teksa po udhëtonin me automjetin Tip Ford dhe  automjetin Tip BMW, që drejtohej nga shtetasi Jozefi dhe në të cilën u gjend nje thes me peshë 7 kilogram lëndë narkotike mariuanë.  U bë sekuestrimi i dy automjeteve , 5( pesë) telefona celularë, një shumë prej 34.800 lekë  Materiali ne Prokurori, neni 283/2 i K.Penal.  

GJENDET NË TOKË AUTOMATIKU

në Lagjen « Skenderbeg », Shkodër, pranë rrugës « Kolë Heqimi » disa metra larg Klinikes së shëndetit nga një qytetar është gjetur e braktisur mbi sipërfaqen e pllakave, një armë zjarri Automatik. Në vend ngjarje u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 1(një) armë zjarri Automatik, Mod 56, pa fishekë në folenë e fishekut, 1(një) krehër me fishekë Automatiku. 

SEKUESTRIMI I LËNDËVE DRUSORE

Më datë 12.11.2014,  filloj procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Bledar Z.,  vjeç 33, banues në fshatin Reç Komuna Shkrel Malësi e Madhe, sepse në vendin e quajtur « Grizhë », është ndaluar nga policia me automjetin Tip IFA me targa me lëndë drusore rreth 3 m3, i pa pajisur me dokumentacionin përkatës për lëndën drusore. Materialet ne Prokurori, neni 205 i Kodit Penal. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/M6HJ762b4ZI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]