Një shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi u kap me patentë të falsifikuar.

Shqiptari u ndalua mbrëmjen e së shtunës nga policia lokale e Sant Antoni. Automjeti i tij ishte bllokuar nga policia për parkim të gabuar.

Kur shqiptari shkoi në komisariatin e policisë për të marrë automjetin e tij, iu kërkua patenta për verifikim. Autoritetet zbuluan se dokumenti ishte i falsifikuar.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se patentën e kishte falsifikuar në Shqipëri dhe kishte paguar 200 Euro.

Shqiptari pohoi gjithashtu se këtë patentë false e përdorte vetëm gjatë pushimeve. Ai u arrestua nga policia për falsifikim të dokumenteve dhe parkim të gabuar në rrugë.

Artikulli paraprakME 33 KG KANABIS NË SHPINË DREJT GREQISË, ARRESTOHEN TRANSPORTUESIT
Artikulli tjetërRRËMBEHET E MBAHET PENG NJË I RI ,ARRESTOHEN TRE AUTORET