Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastrës, situata në këtë fshat, në pamje të parë është e qetë, por banorët kundërshtojnë veprimin e policisë shqiptare.

Familja e 35-vjeçarit grek, Konstantinos Kaçifa, mamaja dhe dy motrat e tij, bashkë me të afërmit kanë hapur dyert e mortit. Ata nuk kanë pranuar që të japin prononcim për gazetarët.

Në banesën e tij kanë shkuar edhe personazhe të njohur politike në vend, si Spiro Ksera, ish-deputet dhe ministër i Partisë Demokratike.

Trupi i Kaçifas ndodhet në morgun e spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër. Ceremonia për varrosjen e tij, pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Nga shteti grek pritet të jenë të pranishme në ceremoninë e varrimit të tij edhe grupe ekstremiste.