Ndryshe nga ditët e tjera, ku kryeministri Edi Rama poston video e pamje, në të cilat pasqyrohen punët e ndërmarra nga qeveria,

mëngjesin e sotëm Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video, teksa ka shkuar të vizitojë një familje të varfër në banesë dhe u premton se gjithçka do të ndryshojë.

Në pamje shihen gjendja e mjerueshme e familjes së Hysen Zhupanit në Shijak dhe rrënojat e ndërtesës ku ata jetojnë. “Do shihemi shpejt, para se të vijë dimri, do ta rindërtojmë. Ta kisha dhënë fjalën që do vija, por nuk e prisja që të ishte kaq e tmerrshme”-thotë Rama

Mirëmëngjes, Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi.

 

Artikulli paraprakSHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT: PENGESA SERIOZE PËR PUNËSIM ËSHTË NIVELI I ULËT ARSIMOR
Artikulli tjetërTORONTO, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË NJË QENDËR TREGTARE