Familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek Skai kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte, por zgjodhi të vritej.

“Ishte i vendosur që të vdiste në një ditë të shenjtë. Më herët kishte takuar një bari dhe i kishte kërkuar ujë. Ishte ngjitur në një lartësi më lart se ku vendi ku u vra por më pas zbriti përsëri. Kishte kohë dhe mundësi të largohej por zgjodhi të vritej. Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”-ka thënë kunati.

Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur…

Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra.”-ka thënë kunati i tij.
Konstantinos Kacifa u vra 3 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë.

Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por ditën e djeshme, përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Në Greqi nisin përgatitjet për të patur një pjesëmarrje sa më masive ditën e varrimit të Kostandinos Kacifas, i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA të dielën.

Ne njoftimin e shoqatave të shenjta greke publikuar në Facebook shkruhet se miqtë i kanë një borxh Konstandinos Kacifas i cili humbi jetën në mënyrë të pajustifikuar.

“Prandaj në kemi vënë në dispozicion autobuzë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ku kostoja e udhëtimit vajtje ardhje është 20 euro. Data e nisjes dhe kthimit do të njoftohet momentin kur do të mësohet dita dhe ora e varrimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në fund të këtij njoftimi theksohet se:
“Ju lutem njoftoni gjithsecilin për të patur një prezencë dinjitoze për të dërguar mesazhin në vendin dhe atdheun tonë .Kjo është gjëja e fundit që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e tij.

Për vrasjen e Kostandinos Kacifas është shprehur për mediat greke edhe kunati i tij Vagjel Sakelaraqis duke pohuar se ai kishte mundësi të largohej dhe të kalonte kufirin por zgjodhi që të kthehej e të vdiste aty. “Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”- u shpreh kunati i ekstremistit grek, ndërsa thekson se ai u qellua pasi kishte ngritur duart larte.

Paralelisht me hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe në Greqi ka nisur një hetim për ekzekutimin nga forcat RENEA të minoritarit 35 vjeçar Kacifas nga fshati Bularat në Gjirokastër

Familja e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas, kërkon që trupi i të ndjerit të kthehet në shtëpi.Burimet bëjnë me dije se familja ka hequr dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i djalit ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare si edhe ka njoftuar ambasadën greke.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.
Konstantinos Kaçifa në Gjirokastër. Ka nisur një ekspertizë e thelluar për trupin e 35-vjeçarit, në bazë të autopsisë që është bërë në Gjirokastër.

Ekspertiza e thelluar do të bëhet në bazë të autopsisë që i është bërë trupit në morgun e Gjirokastrës. Tashmë është ngritur një grup ekspertësh dhe trupi nuk do të varroset deri në përfundim të ekspertizës.Gjithashtu mësohet se ekspertiza do të zgjasë deri në 3 javë.

Artikulli paraprakDJEGIA E FLAMURIT SHQIPTAR, MEPJ THËRRET AMABSADOREN GREKE: DISTANCOHUNI
Artikulli tjetërJU KEMI VËNË BOMBË, PANIK NË AMBASADËN SHQIPTARE NË ATHINË