Një ish-lojtar i ligës në regbi, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre kanë vdekur pasi makina e tyre mori flakë në qytetin australian të Brisbane.

Rowan Baxter dhe fëmijët, të gjithë nën 10 vjeç, u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha policia.

31 vjeçarja Hannah Baxter vdiq më vonë në spital nga djegiet e shumta në trup. Ajo ishte hedhur nga makina duke bërtitur: “Ai derdhi benzinë mbi mua”. Policia po heton mënyrën se si u shkaktua zjarri.

“Se si ka ndodhur zjarri është herët për ta thënë, kështu që për këtë fazë e shohim si një vrasje-vetëvrasje ose një aksident tragjik. Kam parë disa skena të tmerrshme dhe kjo është njëra prej tyre,” tha dedektivi Mark Thompson.

Policia u thirr për herë të parë në vendin e ngjarjes në zonën Camp Hill në lindje të Brisbane në 08:30 me kohën lokale të mërkurën, shkruan BBC.

Ata gjetën tre fëmijët e çiftit, të moshës gjashtë, katër dhe tre vjeç të vdekur brenda makinës. Ekuipazhet e urgjencës u përpoqën të shpëtonin jetën e 42 vjeçarit Rowan Baxter, por nuk mundën.

Mediat australiane raportojnë se ai u gjet afër makinës me një plagë me thikë të shkaktuar nga vetë ai. Rowan kishte qenë në sediljen e pasagjerit dhe Hannah Baxter po drejtonte makinën, tha policia.

Raportohet se ata se ishin ndarë në fund të vitit të kaluar dhe po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.