Vetëm dy kempe janë të ardhurat e familjes Vatplepi të fshatit Pistull, pjesë e Njësisë Administrative Mjedë. Me një vajzë të sëmurë me epilepsi dhe autizëm, jeta për tre anëtarët e kësaj familjeje është bërë e pamundur.

Si të mos mjaftonte varfëria ekstreme, prej disa ditësh shtëpia e Bledari është pushtuar nga uji për shkak të shkarkimeve në hidrocentralin e Vau Dejësit. Bledari kërkon ndihmë pasi me të ardhurat që merr nuk dalin mjaftueshëm as për ilaçet e vajzës dhe për të paguar kredinë e marrë para pak kohësh për shërimin e saj.

Bashkëshortja e tij Brikena, shprehet se familja e saj janë në një situatë mjaft të vështirë, pa punë dhe pa asnjë të ardhur të mjaftueshme për të jetuar.

Ajo apelon për ndihmë, të paktën për vajzën e sëmurë, e cila prej katër vitesh vuan.

Bledari apelon për ndihmë, të paktën dy makina zhavor për të dal me lehtësi nga shtëpia e pushtuar nga uji. Kjo familje jeton prej vitesh në këtë gjendje.

Pavarësisht ndihmave të ardhurta nga fqinjët dhe pushteti lokal, gjendja e saj është emergjente. Jetojnë mes skamjes dhe shpresës për të siguruar vaktin e radhës.