Pas këtij apeli qytetarë të ndryshëm vazhdojnë ti përgjigjen me ndihma familjes Palina, rasti i së cilës u trajtua para pak ditësh në Star Plus.

Pas ndihmave të dërguara më parë nga Eko Mendje sërish një tjetër qytetar ka dërguar një shumë parash që për familjen janë të konsiderueshme.

Kryefamiljarja ndodhet e shtruar prej 5 ditësh në këtë dhomë pranë repartit të neurologjisë në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë vajza Marsilda i qëndron nënës pranë në cdo cast.
Momenti tu hi tek dera.

Marsilda shprehu falënderimet e saj për ndihmesën, ndërkohë që apelon për një strehë pasi familja jeton në shtëpi me qera.

Familja Palina duket se po kalon ditët më të vështira të jetës së tyre, ndaj më shumë se kurre ata qe kanë nevojë për ndihmë.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “KUR KUJTOJ NANËN TEME”
Artikulli tjetër“ÇIKLISTËT E VEGJËL TË SHKODRËS GAROJNË”