Afrimi i natës së ndërrimit të viteve gëzon më së shumti fëmijët që këto ditë marrin dhurata pafund nga familjarë dhe të afërm.

Por nuk ndodh kështu me këta tre vogëlushe në familjen Zefi në lagjen “Tre Heronjte” të qytetit të Shkodrës.

Familja me 5 anëtarë jeton në skamje të plotë, me burrin e sëmurë dhe me një strehë që rrezikon të shembet. Jetojnë vetëm me 100 mijë lekë te vjetra në muaj që marrin nga kempi i kryefamiljarit i cili detyrohet që të mbledhe kanace për tu ushqyer.

Nëna e tyre nuk ka se cfarë ti ofrojë fëmijëvë të saj.
Për dhuarata as nuk bëhet fjalë. Ajo cka dëshirojnë këta fëmijë është të ushqehen mirë për vitin e rid he të kenë tryezën të mbushur si pjesa më e madhe e familjeve.

Anxhelo 9-vjecar kërkon nga babagjyshi shumë dhurata
Ndërsa motra e tij Ambra 11 vjece shpreh dëshirën e saj të ketë një kafshatë bukë në sofër, të kenë gjelin e detit apo frutat e ndryshme që për këtë familje janë një luks, realitetin e së cilit ende nuk e kanë prekur.

Në pragun e festave të fundvitit fati i njerëzve të varfër varet nga njerëzit e pasur. Ndaj apeli i kësaj familje është që dikush të zgjasë dorën e ti ofrojë një ndihmë sado simbolikë qoftë ajo

PUBLICITET