Dy mjekë u dhunuan ditën e sotme ndërsa ndodheshin në detyrë. Zef Doda, u sulmua në detyrë në ambientet e Spitalit të Lezhës. U qëllua me sende të dforta nga familjarët e një pacienti.

Mjeku ka marrë dëmtime serioze, dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia mbërriti në ambientet e spitalit për të nisur hetimet mbi këtë ngjarje.

Ndërkohë në Tiranë, mesditën e sotme në Tiranë, u dhunua mjekja specializante me inicialet V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT
Ministria e Shëndetësisë reagoi duke dënuar dhunën ndaj mjekëve duke i kërkuar autoriteteve të drejtësisë të japim dënim maksimal ndaj agresorëve.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.

Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore.

Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite.

Artikulli paraprakSHKODËR, NATASHA GJIKA MËSUESJA QË I KUSHTOI JETËN ARSIMIT
Artikulli tjetërGJENDET NJË KUFOMË E DEKOMPOZUAR NË ZONËN E CURRILAVE