Trupi i nëntetares, Zarife Hasanaj e cila ra Dëshmore gjatë një misioni në Letoni, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Familjarët dhe të afërmit e ushtarakes Hasanaj janë ndarë me lot në sy me të. Në homazhet në nder të Hasanajt janë të pranishëm figura të larta të ushtrisë së Shqipërisë.

Në nder të nëntetares do të mbajnë fjalën, shefi i shtabit te pergjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes dhe Kryeministri.
Ditën e sotme për të respektuar ‘ditën e zisë’ të shpallur në nder të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një misioni në Letoni, në qytetin e Vlorës flamujtë e institucioneve janë ulur në gjysmështizë.

Bashkia e këtij qyteti ka anuluar çdo aktivitet që ishte parashikuar për hapjen e sezonit turistik. Ndërsa njoftohet se aktivitetet në fjalë do të zhvillohen javën e ardhshme.