Tre të rinj nga një fshat i Roskovecit nbë rrethin e Fierit tentuan të pëdhunonin një vajzë 13-vjeçare duke e çuar në një shtëpi të braktisur dy katëshe, duke i lidhur duart dhe duke i futur një leckë në gojë.

Fatmirësisht autorët u larguan me vrap nga dritarja kur u afrua babai i vajzës, ndërsa kjo e fundit u gjet nga e ëma e traumatizuar.

13-vjeçarja ishte fqinjë e njërit prej autorëve dhe madje fqinjët i kishin këkruar që herë aps herë ajo t’u vadiste edhe atyre oborrin.

Babai i vajzës që ra pre e tentativës së pëedhunimit, rrëfeu momentet dramatike përballë shtëpisë ku vajza përjetoi një tmerr të vërtetë:

Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata. Çupën e gjeti gruaja atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunonin, nuk ka kuptim, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrapë nga dritarja ishin tre.

Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. E gjeti gruaja, erdhi policia, na mori edhe ne me vete, e çuan në spital e vizituan të tëra me të ëmën.

Familjarët tregojnë momentin si kanë arritur të shpëtojnë 13 vjeçaren nga tentativa e përdhunimit nga tre djemtë e fshatit.

Sipas policisë vajza e mitur është marrë me forcë nga Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec dhe është çuar në një banesë të pabanuar ku kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Fatmirësisht tmerri ka mbaruar shpejt pasi familjarët të cilët nuk e kanë gjetur vajzën në shtëpi kanë nisur ta kërkojnë. Kanë parë shapkat jashtë banesës.

“Vajzën e gjetëm të lidhur në një banesë, sa shkuam ne dolën nga dritaret” kanë thënë ato.Ata kërkojnë dënimin maksimal të tre arrestuarve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakALKET RIZAIT I SHTOHET DËNIMI ME 26 MUAJ TË TJERË
Artikulli tjetërI GJENDEN NË MAKINË 30.7 KG KANABIS, ARRESTOHET SHQIPTARI