Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për sa i përket shëndetit në raport me totalin e shpenzimeve që ato kryejnë.

Nga të dhënat e publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017, Qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve.

Qarku i Fierit është i klasifikuar si një vend me nivel të lartë të ndotjes për shkak të hidrokarbureve sipas autoriteteve.

Më pas renditej Vlora, ku shpenzimet për shëndetin i peshuan familjeve vlonjate rreth 4.9% të totalit të shpenzimeve, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare e peshës për shpenzimet për shëndet.

Shpenzimet më të larta se mesatarja janë raportuar edhe në Berat, me 4.6% dhe në Gjirokastër me 4.5%. Qarku i Gjirokastrës prej vitesh po vuan fenomenin e plakjes së popullsisë, gjë e cila shoqërohet edhe me shpenzime të shtuara për shëndetin.

Në kryeqytet pesha për shpenzimet për shëndet është 4.1% e totalit, më rritje. Sipas ABF në 2017, pesha e shpenzimeve për shëndet llogaritej 3.9%.

Në qarqet e tjera të vendit, si Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça dhe Elbasani, pesha e shpenzimeve për shëndetin varion nga 3- 3.8% e totalit. (shiko grafikun)

Pesha më e ulët e shpenzimeve për shëndet është Kukës dhe Dibër. Në Kukës pesha e shpenzimeve për shëndet ishte sa 2.4% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa Dibra ka shënuar përqindjen më të ulët të shpenzimeve për shëndetin.

Për sa i përket Bashkimit Europian, sipas Eurostat shpenzimet e familjeve për shëndet ishin sa 4% e totalit. Belgjika mban rekordin për peshën më të lartë ndër vendet anëtare të BE-së me 6.6% të totalit.

Pas saj renditen Çekia me 6.3% dhe Rumania me 6%. Në Gjermani shpenzimet për shëndet ishin 5.2% e totalit. Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore po vuajnë gjithashtu prej fenomenit të plakjes.

Artikulli paraprakAksidentet ajrore, 556 të vdekur në vitin 2018
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME NIVELIN MË TË ULËT TË PËRDORIMIT TË INTERNETIT NË RAJON (SHIFRAT)