Vazhdojnë kontrollet intensive në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

janë kontrolluar 158 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licensës.

Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkelje administrative, nga të cilat, pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.

Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.