SHKODËR, OBJEKTET E VJETRA RREZIKOJNË KALIMTARËT. Megjithese Star Plus ne kronika te shumta kishte paralajmeruar rrezikshmerine qe paraqisnin fasadat e amortizuara te rruges “Gjuhadol” per kalimtaret apo banoret e zones askush nuk mori masa per rregullimin e tyre.

Pas incidentit te para pak diteve nje kalimtar u plagos e megjithate nuk pati asnje reagim nga instancat pergjegjese shteterore. Per me teper ky rrezik eshte i pranishem edhe ne shume pjese te tjera te qytetit te Shkodres ku ndodhen objekte ne pronesi private apo shteterore te cilet jane te shkaterruara dhe fasadat e tyre rrezikojne cdo dite shembjen e per rrjedhoje rrezikojne edhe shendetin e jeten e kalimtareve apo banoreve te zones. Ky fenomen jo vetem qe eshte i perhapur ne pjese te ndryshme te qytetit po ndodh edhe ne zona te mbipopulluara gjate oreve te dites e nates si psh ne qender te qyetit te Shkodres. Marrja e masave per rregullimin, restaurimin apo edhe shembjen e ketyre objekteve paraqitet emergjente pasi qytetaret po rrezikohen çdo dite dhe vonesat mund te kene pasoja fatale. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/t7ea-q4XRP0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]