Shpërndarja e faturave të OSHEE, në fshat I ka kaluar shërbimit postar.

Këtë fakt e bën të ditur drejtori I këtij institucioni, Paulin Ndoja teksa shton se po punohet dhe për faturat e ujësjellës kanalizime, e gjitha kjo për t’ia lehtësuar procedurat qytetarit.

Ndërkohë, drejtori Ndoja thekson se e gjitha kjo do sjellë vende pune, të ardhura më të mëdha, si dhe do ia lehtësojë jetën qytetarit.

Ky projekt do të shmangë të gjitha sorollatjet, pasi faturat e energjisë elektrike dhe ato të ujësjellësit do të mund ti paguajë të gjitha në një vend.