Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 zyrtarët e hetimit tatimor të Tiranës. Maluen Hoxha, Alban Kapo dhe Idajet Vrapi.

Këta zyrtarë kanë favorizuar një subjekt tregtar nga kontrollet dhe gjobat kundrejt një shume parash prej 300 mijë lekë të vjetra.

Punonjësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Ata u arrestuan më 8 nëntor, ndërkohë që sot kanë dalë para gjykatës.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE