Ky është viti më i vështirë në arsimin shqiptar të më shumë se 20 viteve të fundit. Kështu e ka cilësuar hapjen e shkollave me 14 shtator, kryetari i federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës Isa Rekaj, i cili në një intervistë për Star Plus u shpreh se vendimi i hapjes së shkollave ëshët shoqëruar me një sërë problematikash si reforma në arsim e së fundmi edhe përballja me respektimin e protokollit antiCOVID.

Rekaj teksa bën një urim për këtë fillimin e shkollave, ka një këshillë për të nxënësit, prindërit dhe mësuesit të cilët këtë vit përballen me këtë situatë aspak të zakontë.

Pavarësisht të gjitha përgatitjeve, në qarkun Shkodër jo të gjitha shkollat janë në kushte optimale për të pritur nxënësit të hënën e 14 shtatorit