Federata e Pyjeve që operon në qytetin e Shkodrës ka zhvilluar mjaft projekte të financuara nga fondet e Bashkimit Europian dhe Lidhja e Vlerave Natyrore dhe Njerëzore

(CNVP) që konsistojnë në shtimin e sipërfaqeve pyjore , luftën e korrupsionit në pyje dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e mjedisit.

Së fundmi në bashkëpunim me një donator nga Austria kjo federatë po punon për zbatimin e një projekti 5 vjeçar që përfshin mbjelljen e 20 ha fidanë ahu në zonën e Anës së Malit . Kjo bwhet e ditur nga Kryetari i Federatës së pyjeve nw Shkodër, Sokol Guri.

Ky projet do të ndihmojë në mbrojtjen nga erozioni të asaj zonë si dhe funksionimin e pritave malore. Një nismë mjaft e vlefshme duke pasur parasysh dhe përmbytjet që përfshijnë atë zonë .

Aktualisht Federata e Pyjeve në Shkodër po operon në shtimin e sipërfaqeve pyjore në Shllak dhe Tarabosh.