Një fëmijë i sëmurë nga fshati Kolonjë u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “fëmija së bashku me familjarët e tij u transportua në spital nga një mjet zjarrfikës i Sektorit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi”.

Po gjatë ditës së sotme në spitalin e Gjirokastrës u dërguan edhe katër persona nga Përmeti dhe Këlcyra për trajtimin mjekësor të dializës.

Për shkak të intensitetit të reshjeve të dëborës, Gjirokastra ka shpallur gjendje emergjence dhe stafi i spitalit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve për emergjencat që lidhen me motin e ftohtë.